Aktoret turke tashmë janë bërë të famshme jo vetëm në Turqi, por edhe në vendin tonë e në mbarë botën falë telenovelave ku kanë aktruar. Fama e tyre është shoqëruar edhe me artikuj të pafund në media e rrjete sociale për jetën e tyre private apo pamjen.
Aktorja e cila luan rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, vitet e fundit pësoi një transformim në pamjen e saj. Ndryshimi i saj në pamje ra në sy dhe u komentua shumë në mediat turke dhe jo vetëm. Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli e ka pranuar për herë të parë që ka bërë operacìone plastike në intervistën e saj më të fundit. Ajo u shpreh se ka bërë buzët dhe botoks për rrudhat në fytyrë. Aktorja mesa duket është penduar dhe në fund tha se nuk do të bëjë më ndërhyrje në fytyrë.
Meryem Uzerli e njohur ndryshe si ‘Hyrrem’
Hande Erçel, i cila tërhoqi vëmendjen me pozat e saja në mediat sociale, trondìti botën e showbizit turk me fotografitë e saj. Gjendja estetike e aktores së re, e cila duket se është krejtësisht ndryshe, gjithashtu do t’ju surprizojë që duket qartë që ka bërë ndrëhyrje.
Së fundmi mediat turke i kanë kushtuar një artikull aktoreve të cilat kanë kryer ndërhyrje estetike. Në artikull bëjnë pjesë aktore si Meryem Uzerli, Demet Ozdemir, Birce Akalay, Fahriye Evcen, Tuvana Turkay, Burcu Ozberk, Hande Erçel etj.
Hande Erçel e njohur ndryshe si ‘Selin’
Burcu Özberk e njohur si ‘Ajeshe’
Birce Akala e njohur si ‘Asllë’
Demet Ozdemir e njohur ndryshe si ‘Sanem’
Fahriye Evcen ose siç njihet ndryshe si gruaja e Burak Ozcivit
Tuvana Turkay e njohur nga të gjithë si ‘Bahar’