fbpx

Aktori e këngëtari i njohur akuzohet për abuzim seksual

nga Revista Kosovarja

Aktori dhe këngëtari amerikan Jamie Foxx, sipas dokumenteve të gjykatës, akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në vitin 2015. Kështu ka raportuar gazeta amerikane TMZ .

Gruaja, e cilësuar në dokumentet e gjykatës si Jane Doe, tha se Foxx e sulmoi atë në çatinë e restorantit Catch në Nju Jork.

Tani ajo kërkon dëmshpërblim.

Nuk është hera e parë që 55-vjeçari Foxx akuzohet për sulm seksual. Në vitin 2018, një grua pretendoi se ai e “goditi” me penisin e tij, një pretendim që Foxx e mohoi atë kohë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]