fbpx

Aktori gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

nga Revista Kosovarja

Aktori spanjoll Francisco San Martin ka vdekur në moshën 39-vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij dhe Zyra e Kërkimit të Los Anxhelosit konfirmoi se ai kreu vetëvrasje, transmeton Indeksonline.

Aktorja Camila Banus, e cila luajti me të në serialin Days of Our Lives, ka reaguar në Instagram.

“Çfarë të them veç të dua dhe pusho në paqe miku im. Të dua shumë, shumë, shumë… Do të të kisha thënë më shumë”, ka shkruar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]