Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktori i famshëm shpalos flamurin palestinez në ndeshjen Spanjë-Francë

nga Revista Kosovarja

Aktori spanjoll Javier Bardem e shfrytëzoi ndeshjen e Kupës së Botës midis Spanjës dhe Francës për të treguar mbështetjen e tij për palestinezët.

Mbi artikull

Gjatë ndeshjes, ai ngriti një flamur palestinez në tribuna dhe një video e momentit u bë shpejt virale në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

“Ekzistenca është rezistencë, Spanja qëndron me Palestinën”
Ndërsa po shihte ndeshjen, një tifoz i dha atij një flamur palestinez, dhe Bardem e pranoi atë dhe e ngriti lart para kamerave.

Ai gjithashtu dërgoi një mesazh të shkurtër: “Ekzistenca është rezistencë, Spanja qëndron me Palestinën”.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjesti i tij shkaktoi reagime të shumta në internet, me shumë ndjekës që e lavdëruan veprimin e tij.

“E dua këtë burrë,” shkroi një përdorues. “Ai është një person vërtet i mrekullueshëm,” shtoi një tjetër. “Javieri i madh,” tha një i tretë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Palestine Pixel (@palestine.pixel)