Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktori i njohur infektohet me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Xhirimet për The Batman janë pezulluar përsëri, vetëm disa ditë pasi rifilluan pas bllokimit të koronavirusit.

Mbi artikull

Ndërprerja e xhirimeve e konfirmuar nga Warner Bros, është për shkak se aktori i njohur që luan rolin kryesor Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv për virusin, sipas mediave amerikane/

Warner Bros tha se një anëtar i ekipit të filmit është vetë-izoluar, por nuk bëri të ditur se kush.

Xhirimet filluan në Glasgow në fillim të këtij viti por u ndaluan për shkak të pandemisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Një zëdhënëse tha: “Një anëtar i ekipit të Batman ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe po izolohet në përputhje me protokollet e vendosura. Xhirimet janë ndërprerë përkohësisht.”

Vanity Fair tha se aktori britanik Pattinson, 34 vjeç, u infektua me virusin disa ditë pasi rifilloi xhirimet afër Londrës, pas një vonese gjashtë muajsh për xhirimet.

Batman fillimisht duhej tëpublikohen në qershor 2021 por u shty për në tetor 2021.

Në filmin e fundit, të drejtuar nga Matt Reeves, ylli i Twilight Pattinson ndjek hapat e Christian Bale, Ben Affleck, Michael Keaton dhe George Clooney në interpretimin e superheroit të Qytetit Gotham.

Në anën tjetër Pattinson, nuk ka komentuar këto lajme.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]