Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktori i njohur turk do të bëhet baba për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur turk Murat Yildirim do të bëhet baba për herë të parë në moshën 41-vjeçare. Murat i cili u bë shumë i famshëm nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”, prej vitesh është i martuar me aktoren marokene Iman Elbani.

Mediat turke bëjnë të ditur se bashkëshortja e Muratit është 2-muajshe shtatzënë dhe çifti janë shumë të lumtur që do të bëhen prindër. Ata kanë preferuar që lajmin ta ndajnë vetëm me njerëzit e tyre të afërt.

Murat Yildirim dhe Iman Elbani u martuan në vitin 2016 me një dasmë luksoze që u komentua shumë në media. Kjo është martesa e dytë për aktorin i cili nga viti 2008 deri ne vitin 2014 ka qenë i martuar me aktoren Burçin Terzioglu.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]