Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktori shqiptar vdes nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Aktori dhe ish-drejtori i i protokollit në Bashkinë e Tiranës, Valter Gjoni, ka ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e vlerëson lart punën e Gjonit për katër dekada me radhë, ndërsa thotë se do të lë boshllëk të madh për familjen, miqtë e kolegët.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë ⚫️.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës. 🙏🏻🇦🇱”, shkruan Veliaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Valter Gjoni vdiq në moshën 66 vjeçare, ai më 1978 kishte përfunduar studimet universitare pranë Akademisë së Arteve dhe po në atë vit filloi punën si aktor dhe regjisor në Trupën Artisitke të Ushtrisë në Teatrin Kombëtar.

Karriera e tij për shumë dekada në aktrim, bëri që Gjoni të ketë shumë role në teatër, filma e dokumentarë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]