Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e famshme dhe vajza e saj shtrihen në spital pas infektimit me COVID-19

nga Revista Kosovarja

Ylli i Bollywood-it dhe vajza e saj janë shtrirë në spital, pak ditë pasi u konfirmua se ato bashkë me burrin e Aishwaray dhe vjehrrin e saj u infektuan me koronavirus.

Mbi artikull

Ylli i Bollywood-it, Aishwarya Rai dhe vajza e saj janë shtrirë në spital pasi dolën pozitive në testin për koronavirus, shkruan DailyMail.

Aktorja, 46 vjeçe, ishte izoluar në shtëpi me vajzën e saj të vogël Aaradhya, tetë vjeçe, por thuhet se ka shkuar në një spital në Mumbai pasi që të dyja kishin probleme me frymëmarrjen, raporton Times of India.

Të shtunën e kaluar, burri i Aishwaryas, Abhishek Bachchan, 44 vjeç, dhe vjehrri i saj Amitabh, 77 vjeç, zbuluan se kishin COVID-19 dhe ishin në spital.

Moneytizer Paragrafi 4

Abhishek zbuloi me një tweet të dielën se gruaja dhe vajza e tij ishin testuar pozitive, megjithatë ai tha që ata do të izolohen në shtëpi.

Që atëherë mendohet se Aishwarya dhe Aaradhya qëndruan në shtëpinë e familjes.

Aktori Amitabh, i cili konsiderohet si mbreti i kinemasë indiane, zbuloi javën e kaluar se ai doli pozitivi në testin për COVID-19 dhe se familja e tij ishte në pritje të rezultateve të testimit.

Fansat e tyre u lutën që ata të shërohen shpejt. Amitabh bashkë me Abhishek dhe Aishwaray janë emra të njohur në kinematografinë e “Bollywoodit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]