fbpx

Aktorja e njohur është shtatzënë në moshën 45-vjeçare

nga Revista Kosovarja

Aktorja Claire Danes u bë e famshme që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare me rolin e saj në serialin “My So-Called Life” dhe filmin romantik “Romeo and Zhuliet” në të cilin kishte partner Leonardo DiCaprio.

Dance, roli më i fundit i së cilës ishte në serialin “Homeland”, shkaktoi polemika në vitin 2003 kur filloi një lidhje me aktorin Billy Crudup, me të cilin u afrua në xhirimet e filmit “Stage Beauty”. Për Claire, Billy la yllin Mary Louise Parker, e cila ishte shtatë muajshe shtatzënë në atë kohë, pas një lidhjeje tetë-vjeçare.

Claire dhe Billy ishin në një lidhje prej disa vitesh dhe më pas ajo e la atë për aktorin Hugh Dancy, i njohur për serialin ‘Hannibal’. Ajo menjëherë u dashurua pas sharmit të tij dhe ata u martuan në vitin 2009 dhe patën djemtë Cyrus dhe Christopher, dhe tani janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Lajmin për shtatzëninë e ka ndarë në janar të këtij viti, e më pas ka thënë se kjo ishte një surprizë e madhe edhe për të.

Së fundmi, aktorja është shfaqur në një event dhe ka treguar barkun tashmë të madh shtatzënë me një fustan elegant të zi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]