Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur i infekton kolegët me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Gjatë një interviste me Stephen Colbert, aktorja Aubrey Plaza ka rrëfyer se ylli hollivudian Kristen Stewart ishte e sëmurë me koronavirus, ndërsa xhironin filmin “Happiest Season”, në muajin shkurt.

Mbi artikull

“Covid-19 ishte i pranishëm në sheshxhirimin tonë. Kristen u sëmur. Ne nuk e dinim, që kishte koronavirus. Një pjesë e mirë e aktorëve u sëmurën:, tha Aubrey.

“Ishte java e fundit e shkurtit, ishte pikërisht ajo kohë kur filloi të flitej për koronavirusin, por njerëzit nuk e merrnin dhe aq seriozisht, askush nuk e kuptoi se sa i rrezikshëm ishte. Mendoj se shumë njerëz u sëmurën në atë kohë. Unë jo, falë Zotit”, u shpreh aktorja.

Nga ana tjetër, vetë Kristen Stewart nuk ka publikuar asgjë lidhur me këtë fakt, për ta pohuar apo përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga kolegia e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]