Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë.

Ajo njihet për rolin e Regina George në serialin Mean Girls dhe ishte nominuar për një çmim Tony Awards për performancën e saj.

Dhe të dielën, Taylor Louderman bëri një hap të rëndësishëm të jetës duke u kurorëzuar me të fejuarin, Brooks Toth.

Të hënën, ylli i teatrit muzikor njoftoi përmes Instagramit të saj se është martuar, ku ajo publikoj foto nga dita e saj e madhe.

Moneytizer Paragrafi 4

“Shikoni këtë djalë! Shikoni sa e lezetshme duket ajo unazë në gishtin e tij!, ” ka shkruar Taylor. “U martuam në kohën e koronës !!!! Dhe aq sa ishim të mërzitur që nuk mund të kishim të gjithë në festën tonë, ne shijuam një ditë të mrekullueshme dhe të përsosur. Ne e dimë se sa me fat jemi dhe jemi kaq mirënjohës! Dashuria është gjëja më e mirë në këtë tokë – të gjithë e meritojnë atë”.

Taylor dhe Brooks njoftuan fejesën e tyre në prag të Krishtlindjeve vitin e kaluar dhe ata u martuan në Jupiter Lighthouse Park në Florida.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]