Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur: ‘Jam transgjinor, më thërrisni ‘ai’

nga Revista Kosovarja

Përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja e njohur, e nominuar për Oscar, Ellen Page ka deklaruar se është transgjinor.

Aktorja u kërkoi ndjekësve që ta thërrasin me përemrin ‘ai’ dhe emrin Elliot.

Page u shpreh me fat që më në fund arriti ta deklaronte hapur.

Moneytizer Paragrafi 4

“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”-deklaroi Page.

Dy vite më parë, Page u martua me balerinën dhe koreografen, Emma Portner.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]