Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur jep lajmin e ëmbël, do të bëhet nënë për herë të dytë

nga Revista Kosovarja

Kate Mara dhe Jamie Bell janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku. Aktorja e zbuloi lajmin e bukur se është shtatzënë përmes Instagramit të dielën. “Jemi tre prej nesh në këtë foto”, shkroi 39 vjeçarja krahas një fotoje ku shihej me burrin e saj.

Mara dhe Bell u takuan në xhirimet e “Fantastic Four” në vitin 2014 dhe ndezën thashethemet për romancë pasi u panë së bashku në Met Gala 2015. Ata u fejuan në fillim të vitit 2017 dhe u martuan në Los Angeles në korrik të atij viti.

Dyshja mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë, në maj 2019, por ende nuk e kanë bërë publike emrin e saj. Menjëherë pas kësaj, Mara zbuloi në podcastin e Dr. Berlin “Informed Pregnancy” se ajo pësoi një abort tre muaj në shtatzëninë e saj të parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]