Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur jep lajmin e trishtë: Jam diagnostikuar me kancer

nga Revista Kosovarja

Jane Fonda, aktorja amerikane ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer.

84 vjeçarja e tha përmes një postimi në Instagram: “Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë.

Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat.”, tha aktorja. Jane, e cila ka luftuar më parë me sëmundjen, theksoi se ishte me fat që kishte sigurim shëndetësor dhe akses te mjekët dhe trajtimin më të mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

Jane Fonda njoftoi se vuante nga limfoma jo-Hodgkin të premten duke shpërndarë këtë selfie në Instagram dhe një mbishkrim të gjatë që detajon diagnozën e saj.

Ylli i “Georgia Rule” tregoi se ka bërë kimioterapi për rreth gjashtë muaj dhe “po i shkojnë mjaft mirë trajtimet”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]