Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur ndahet nga i dashuri

nga Revista Kosovarja

Paris Jackson ka ndarë rrugët me të dashurin, për t’u fokusuar në veten.

Paris Jackson po jeton jetën e karantinës e vetme, ngase ajo është ndarë nga i dashuri, këngëtari Gabriel Glenn, shkruan TMZ.

Burimet pranë Paris tregojnë për TMZ se ajo vendosi që ishte koha të ndahej nga partneri. Thuhet se ndarja e çiftit ishte miqësore, pasi ata nuk janë të zemëruar me njëri-tjetrin.

Burimet thonë se lidhja e tyre po shkonte në rrugë të kundërta, andaj ndarja ishte e vetmja gjë që duhej të ndodhte.

Moneytizer Paragrafi 4

Paris tani do të përqendrohet në veten dhe po punon për këngë të reja, ngase po kalon shumë kohë në studio çdo ditë.

Ajo është parë javën e kaluar në publik dhe dukej shumë e lumtur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]