Aktorja Heather Chasesn ka vdekur më 22 maj në moshën 92 vjeçare, shkruan DailyStar.
Ajo ishte e njohur më së miri për rolin e Valerie Pollard në Crossroads, Lydia Simmonds në EastEnders dhe Sylvie Leigh në Holby City.
Lajmin e ka konfirmuar mikja e saj Amanda Barrie, duke shkruar “Në kujtim të të mrekullueshmes Heather Chasen, e cila vdiq dje”.
“Ajo ishte e shkëlqyeshme, qesharake dhe aktore shumë e veçantë. Nuk do të ketë kurrë një tjetër si ajo. Do të na mungojë gjithmonë”, përufndon Barrie.
Fansat morën shpejt lajmin për vdekjen e Heather dhe e kujtuan si ikonën Valerie në “ATV”.
Roli i saj i fundit në televizion ishte zonja Altringham në “Dancing on the Edge”. Aktorja la pas djalin Rupert, nga martesa e saj me John Webster, me të cilin lidhur kurorë më 1949.

