fbpx

Aktorja e njohur përfundon në spital

nga Revista Kosovarja

Sophia Loren është aksidentuar në shtëpinë e saj në Gjenevë të Zvicrës.

Aktorja italiane, e cila më 20 shtator mbushi 89 vjeç, u rrëzua dhe pësoi disa fraktura në brinjë. Ajo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe tani do të duhet të ndjekë një periudhë rikuperimi, e cila do të pasohet nga një proces rehabilitimi.

Loren duhej të përuronte të martën degën e re të zinxhirit “Sophia Loren Restaurant” në Bari. “Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe zonja Loren do të kthehet me ne shumë shpejt”, njoftoi kompania. Me të janë edhe dy djemtë Edoardo dhe Karlo.

Në shtator ylli i filmit italian, fituese e Oskarit në vitin 1962, mori pjesë si kumbare në eventin e sfilatës së modës “One night only”, organizuar nga Armani në Venecia./A2CNN

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]