Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur publikon foto nga dasma luksoze

nga Revista Kosovarja

Aktorja turke Seren Fosforoglu është martuar me partnerin e saj, biznesmenin Kaan Onal.

Mbi artikull

Mediat turke bëjnë të ditur se çifti ka mbajtur një dasmë luksoze, me të ftuar personazhe të famshëm të showbizit turk.

Në ditën e saj të rëndësishme, Seren ishte veshur me një fustan shumë elegant nusërie ndërsa biznesmeni Kaan Onal me kostum të zi.

Moneytizer Paragrafi 4

Pas ceremonisë, Seren publikoi një status ku falenderonte miqtë që ia bënë ditën edhe më të bukur. “Një jetë e re fillon tani, me plot dashuri. Faleminderit miqve që ma bënë edhe më të bukur këtë ditë. Gjëja më e bukur në jetë është të mbledhësh njerëz. E bëra dhe këtë. Të ndash lumturinë kërkon një zemër të pastër. Jeta ime rrethohet nga njerëz me shpirt të bukur. Tani kam një person special në jetën time, që e do edhe vajzën time dhe mua si nënë. Jam falenderuese për gjërat e mira. Mirëseerdhe jeta ime e re”, shkruajti aktorja.

Seren ka një vajzë nga martesa e saj e parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]