Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me probleme ligjore.

Mbi artikull

Kjo pasi Sydney u ngjit në tabelën e famshme të Hollywood-it dhe postoi një video të saj duke varur reçipeta, transmeton IndeksOnline.

Reçipetat janë nga linja e saj e re e të brendshmeve, që ende nuk kanë dalur në treg, teksa Sydney e ka bërë veprimin për të bërë marketing.

FilmLA, një organizatë jofitimprurëse për marrëdhënie me publikun, që koordinon xhirimet në vend në zonën e Los Angeles-it, tha se i kishte dhënë aktores leje për të filmuar pranë tabelës së Hollywood-it, por jo për ta prekur ose për të ngjitur gjësende në të.

Moneytizer Paragrafi 4

Dhoma e Tregtisë e Hollivudit tha gjithashtu se Sweeney nuk ishte e autorizuar të ngjitej në tabelë, dhe drejtori ekzekutiv i dhomës, Steve Nissen, tha se grupi po shqyrton se si dhe kush i lejoi asaj dhe ekipit të saj qasje te billboard-i ikonik.

Ky gjest i aktores mund të rezultojë në akuza për shkelje të pronës ose vandalizëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]