Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Alarm për mjet shpërthyes, anulohet koncerti i Noizyt në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Vetëm pak ditë pasi në ambientet e jashtme të Gate Club ndodhi një incident me një bombol gazi gjatë renovimeve, mbrëmja e sotme solli një tjetër situatë.

Mbi artikull

Gjatë natës, u dha alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe anulimin e koncertit të Noizyt.

Reperi shqiptar, i cili pritej të performonte për fansat e tij në Prishtinë, reagoi menjëherë pas anulimit me një mesazh publik:

“Po më vjen shumë keq që nuk performova dot për ju sonte, sigurisht që policia nuk ka gjet lëndë shpërthyese, por ata duhet të bëjnë punën e vet edhe s’kanë faj. @gateclub_ qëndroni të fortë, sepse jeni më të fortit. SEE YOU SOON. KINGZIN.”

Moneytizer Paragrafi 4

Fatmirësisht, alarmi doli të jetë i rremë dhe nuk u raportua asnjë rrezik konkret apo dëmtim fizik. /Prive

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]