Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Alban Hyseni voton në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Nën shoqërim të bashkëshortes, kandidati i Vetëvendosjes për Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni ka hedhur votën e tij në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale.

Mbi artikull

Hyseni ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit.

“Sapo përfundova një obligim qytetarë që na takon secilit prej nesh. Në këto gjysmë ore që shpenzojnë gjatë ditës së diele do ta determinojnë të ardhmen tonë dhe fëmijëve tanë. Prandaj besoj që është tejet e rëndësishme që të shfrytëzohet e drejta e votës, që të vendoset për bindjen tonë, të ardhmen tonë, dhe në këtë formë pra edhe të kemi një të ardhme më të ndritshme për gjithë ne”, tha Hyseni teksa ka falënderuar qytetarët për edukatën e duke thënë se ata janë shembull që duhet ndjekur për maturinë dhe qetësinë që tregojnë.

Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]