Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Alban Ramosaj largohet nga muzika?!

nga Revista Kosovarja

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Ramosaj ka befasuar ndjekësit me një njoftim të papritur.

Jo shumë kohë nga publikimi i projektit të fundit, përmes një adresimi të gjatë, ai ka bërë të ditur se do të largohet nga muzika.

Këtë vendim, aspak të lehtë, ai e ka lidhur me veten.

‘Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi fjalët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shprehet ai mes tjerash.

Moneytizer Paragrafi 4

Albani ka vendosur që këngët e tij të mos i fshijë, duke i lënë të qasshme për fansat e muzikës së tij teksa nuk ka precizuar nëse bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare apo për një mirupafshim deri në takimin e radhës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]