Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Albana Osmani ia bënë “diss” Arbanes

nga Revista Kosovarja

Sa shpesh shikuesit i kanë ngatërruar Albana dhe Arbana Osmanin, kjo për shkak të ngjashmërisë thuajse identike në emër e mbiemër.

E, ndonëse në emërtimin e tyre një shkronjë bënë diferencën, duket që dy personazhet e njohura të ekranit janë diametralisht të kundërta, madje jo vetëm për shkak të centimetrave të gjatësisë trupore, shkruan “Kosovarja”.

Dy prezantueset e gazetaret më të famshme të “Top Channel”, nuk kanë të njëjtat interesa, apo mendësi, madje duket sikur ka ca xixa në raportin e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Së paku kështu është lënë të kuptohet nga një deklaratë e Albana Osmanit në “Shiko kush luan”, ku u pyet rreth raportit me Arbanen dhe ajo me elegancë u përgjigj duke thënë: “Nuk kam pasur kurrë miqësi, ndoshta se jam e gjatë e i shoh gjërat nga lartë”.

Sot, deklarata është kthyer në një nga më të komentuarat, pasi shpërfaqi një raport që ndoshta nuk pritej mes dy kolegeve që kanë qenë pjesë e të njejtës media për vite me radhë, shkruan “Kosovarja”.

E, megjithatë, është e qartë që Albana Osmani nuk u shpreh pa shkas e arsye.

Ndryshe, dy vajzat e ekranit janë edhe autore librash, Arbana e një libri me receta gatimi, ndërkaq Albana e librit me titull “Cika”, që parë nga impakti, duket se do të jetë bestselleri më i ri shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]