Dyshja e njohur, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani kanë filluar pushimet në bregdetin turk.
Këngëtarët e mirënjohur dhe shumë të pëlqyer nga publiku dinë gjithmonë si të bëjnë për vete ndjekësit dhe fansat e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Ata së fundi kanë ndarë në profilet e tyre në rrjete sociale imazhe nga pushimet e tyre dhe po duken se po kalojnë kohë shumë të bukur në Antalya.
Albani, është ai i cili sonte publikoi fotografi romantike nën dritën e hënës krah bashkëshortes së tij, të dy të buzëqeshur e veshur për bukuri, e gjithashtu edhe pëlqimet e komentet pozitive ishin të shumta. /Kosovarja/