Dyshja simpatike Albatrit e Egzona Muqiqi kanë arritur të jenë mjaftë të dashur për publikun shqiptar, duke shpërndarë pozitivitet dhe dashuri tek të gjithë.
Duke qenë mjaftë të veçantë në secilën paraqitje, ata shpesh herë dinë të befasojnë njëri tjetrin, sidomos në data të rëndësishme, shkruan “Kosovarja”.
Sot me rastin e përvjetorit të martesës Albatriti u kujdes që t’ia bëj një befasi të bukur bashkëshortes, duke u bërë romantik ai i dhuroj një buqetë me lule.
Kujtojmë, dyshja janë prindër të tre fëmijëve, dhe janë prindër shembullor në edukimin e tyre./Kosovarja/