Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Albërije Hadërgjonaj: Covid 19 e kanë hedhur me aeroplanë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar shumë çka nga jeta e saj në njërin nga emisionet televizive së fundi por edhe ka komentuar situatën me Covid-19.

Mbi artikull

Në emisionin NIN në Klan Kosova artistja shqiptare tha se virusin Covid-19 e kanë hedhur me aeroplanë në Amerikë, shkruan lajmi.net.

“Unë mendoj se ai virus kur u hodh në fillim, sepse ai është hedhur me aeroplanë, e kanë shkatërruar botën, ka qenë shumë intensiv dhe shumë i fortë dhe unë e kam përjetuar shumë keq, kështu që të kenë shumë kujdes njerëzit, sepse nuk është shaka. Sepse këtu thonë njerëzit ‘A shaka është, grip është, jo nuk është e vërtetë, është një virus që për ata që kanë një imunitet të dobët mund t’iu lërë pasoja nëse shpëtojnë, po mund t’jua marrin edhe jetën”, ka thënë ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Albërije Hadërgjonaj ka vite që jeton në Amerikë tash dhe sipas saj virusi është diçka e orkestruar dhe jo e zhvilluar në formë natyrale.

Tutje ajo shton se ka qenë ndër të parat kur u infektua me virusin korona në Amerikë në muajin shkurt të vitit të kaluar kur virusi sapo kishte filluar të përhapej në botë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]