Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Albin Kurti: 100 euro për pensionistët, punëtorët dhe studentët

nga Revista Kosovarja

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka miratuar një pako të re mbështetëse të quajtur “Inflacioni 2.0”, me qëllim lehtësimin e ndikimit të rritjes së çmimeve tek qytetarët.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri të ditur se kjo pako parasheh mbështetje direkte financiare për disa kategori sociale dhe ekonomike në vend.

Sipas tij, pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro mbështetje, ndërsa 100 euro të tjera janë paraparë për punëtorët e sektorit jo-publik. Po ashtu, 100 euro do të ndahen për fëmijët dhe 100 euro për studentët aktivë.

Kurti theksoi se për pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, ndërsa punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të duhet të aplikojnë për të përfituar nga kjo ndihmë.

Moneytizer Paragrafi 4

Qeveria ka deklaruar se kjo masë vjen si përgjigje ndaj sfidave ekonomike dhe rritjes së kostos së jetesës në vend.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]