Dikur ka qenë burrëri të mos ankoheshin njerëzit. Llogaritej si neveri dhe lypësar ai që ankohej, sepse njihej si njëfarë nënshtrimi. Dukeshin pa unin e vet shpirtëror dhe njerëzor ata që ankoheshin tek ndokush ,sepse me këtë e tregonin paaftësinë e tyre për të jetuar,apo mbijetuar.
Kjo puna e ankesës ,nuk është bash e thjeshtë qysh e marrin sot në kohët tona, por e ka njëfarë manaje bukur domtehënëse. Babait tim ,nuk i pëlqente kur dikush ankohej. “ Cka po ankohesh përditë…”, u thoshte babai atyre që e bënin fytyrën e gjynahqarit” Vetëm në një rast dikush ia kishte thyer shpirtin. Po qëndronim në hijen e “Dardhës Bajre”, në vendin e quajtur “Ogërlaku”,kur erdhi Mixha Sahit.
Një burrë trupshkurtër me plis të bardhë ,por me një burrëri të pamatshme krahasuar me të tjerët. Erdhi nën hije dhe nxori kutinë e duhanit ia la babait para vetes.
Po qëndronin nën hije , ndërkohë që 100 hektarët e tokës që ia kishte marrë babait shteti i atëhershëm nën direktivën e aksionit të quajtur “vishaku”,ndodheshin para nesh.
Xha Sahiti i tha babait. Pse nuk po e kërkon tokën që ta morën? Babai iu gjegjë: kurrë nuk do ta kërkoj, sepse këtë pushtet që e ka sjellur këtu Serbia, pikërkishtë po pret që të ankohem dhe të luaj me mua e unë kurrë nuk do të ankohem pse ma morën tokën.Kam tokë mjaft ende…
Xha Sahiti,ishte kthyer nga Fieri i Shqipërisë me të gjithë familjen pasi nuk kishte mundur të shkonte në Turqi,por varfëeria e kishte pllakosur me tërë familjen.Ai nuk ishte ankuar te babai, por ishte rrëfyer për vështirësitë e jetës. Nuk kishte bukë për fëmijët që në numër ishin shumë. Babai ia kishte dhënë një hektarë e gjysëm toke pa asnjë cent paraje dhe me t’u ngritur për të shkuar në shtëpi, babai ia kishte falur edhe një lopë qumshti .
Nëna pastaj i kishte thënë babait: A u ankua shumë Sahiti që ia fale arën dhe lopën? Përgjigja e babait kishte qenë kjo: Po t’ ishte ankuar si shumëkush nuk ia kisha dhënë kurrë, por ai nuk u ankua për ta ndihmuar. E tregoi burrërishtë vuajtjen qëi la pasoja tek ishte nisur me gjithë familjen për në Turqi dhe kishte përfunduar në Fier afër Lezhës ,për t’u kthyer tash në vendin e vet .
Ankesa e Andit të vogël për Tuanën problematike
Mbrëmë pas iftarit, Andi tre vjeçar, tek luante me Tuanën, duke qenë i pabarabartë fizikisht për lojë me Tuanën, pas çdo dhjetë minutash vinte dhe i ankohej babai të saj,se Tuana po bën të padrejtë atij në lojë e sipër.
Një herë e një herë dhe u bënë disa herë, që ai po i ankohej babait të vet. Dikur ai plasi dhe i briti Andit të vogël: Ec largohu, se po ankohesh si Albin Kurti.Nuk mbeti kujt pa iu ankuar: Amerikës,Europès, Komitetit të BE-së, Gjykatës Kushtetuese, e nuk di ma kujt nuk i është ankuar ? Pastaj, letër atij, letër këtij.Për kend e për çka po ankohet? Për Hashim Thaçin.
Kjo tregon sa i pabarabartë me Hashimin është Albin Kurti. Po të ishte bile deri diku në barabarësi, nuk do të ankohej,por ankesat e tij e dëshmojnë të kundërtën.
Hasha nuk po fantazon si Albini. Albini ka shkuar larg në premtime,por çuditêrisht, nëse kishin pasë gojë ato premtime, me siguri do ta kishin qortuar aq shumë pronarin, pse i nxori nga goja e tij dhe nuk i realizoi në praktikë,por plus e pranoi vet se ka ndryshuar edhe ai!Premto këte e premto atë dhe në fund krejt çka mbeti nga ato fjalë është vetëm lëvdatat përsonale.
E keni dëgjuar duke thënë “jemi më të mirët në rajon, po na kanë lakmi të gjithë, madje edhe Amerika…
Për t’i kuptuar më mirë këto lëvdata të qeverisë Kurti , dua të tregoj përmes një shembulli kogja interesant.
Dikur, kur kanë marrë nuse me duvak e kur nusja e ka mbajtur gojën mbyllë e paluar në ballkon a nën hije të ndonjë peme në oborr, kishin qenë me qindra vajza e gra që kishin shkuar ta shihnin nusen. Pastaj me t’u kthyer në shtëpi e kishin komentuar sa e mirë e sa e keqe nusja.
Kishte qenë një Halla Ajshe, diku 90 vjeç , e bardhë si bora në fytyrë, e cila përherë , i kishte pyetur gratë kur ktheheshin nga nusja: Çfarë nuse ishte kjo që erdhi moj?
Në një rast gratë e kishin lavdëruar aq shumë sa kishin thënë se nuse si kjo ende nuk ka ardhur në katund.
Por,Hallës Ajshe nuk i kishte pëlqyer. Jo , kishte thënë halla, një nuse këtu që ka ardhur kam qenë unë dhe kurrë më nuk ka për të ardhur nuse tjetër pos meje. Dhe ,merreni me mend,për t’i bindur gratë,nuset dhe vajzat që ishin aty e kishte përshkruar veten në këtë mënyrë kur ishte ardhur nuse Halla Ajshe :
Unë kam qenë më e mira.I kam pas sytë e kaltër si Nafija.I kam pas vetullat e gjata si Hasmija.I kam pas faqet e kuqe si Nailja. I kam pas flokët si Qerimja. E kam pas hundën si Milikja. I kam pas buzët si Fazilja. E kam pas ballin si Nevrija…
Kështu Halla Ajshe, duke marrë prej secilës nuseje nga dicka të bukur e ndërtonte narracionin për bukurinë e vet.
E tash, a mos , edhe kjo qeveria Kurti, po lavdërohet si Halla Ajshe. Safet Krivaca /Kosovarja/