fbpx

“Albulena Haxhiu ia rrahu krahun Rasim Malokut, Glauk Konjufca kërkoi disiplinimin tim”- Berisha flet për betejën me pushtetin

nga Revista Kosovarja

Betejë më pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu e sheh avokati Besnik Berisha arrestimin e tij që ndodhi ditë më parë.

Ai u arrestua me kërkesën e Prokurorit Rasim Maloku, që po e drejton hetimin e madh të njohur si rasti “Brezovica”.

Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, Besnik Berisha ka rrëfyer që nga momenti i arrestimit, e deri tek lirimi i tij, duke mos u tërhequr madje edhe nga epitetet që i dha Prokurorit Maloku, një ndër to “këlysh i pushtetit”.

Duke folur për lidhjet, që sipas tij, Prokurori Maloku i ka me pushtetin aktual të Vetëvendosjes, Berisha ka përmendur dy emra.

Ai ka thënë që në një rast Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia ka rrahur krahun vet Prokurorit Maloku, derisa e njëjta nga përfaqësuesit e Odës së Avokatëve në takim zyrtar ka kërkuar disiplinimin, sipas tij, të Berishës.

Të njëjtën thotë që e ka kërkuar edhe Krye-parlamentari Glauk Konjufca.

https://www.facebook.com/watch/?v=599262285670041

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]