Qeverisja aktuale në Kosovë, sot dëmin më të madh e pëson nga ish aleatët e “koalicionit të shpresës” LDK e VV, dy parti që në orën një në dymëbëdhjetë , arritën një koalicion qeverisës të propaguar mbi shpresën.
Ata që marrin sado pak vesh nga politika, e kanë ditur se ky koalicion nuk ka asgjë të përbashkët për të qeverisur kualitativisht vendin.
Një e majtë ekstreme me një të djathtë të vetëshpallur, nuk kanë si ta bëjnë shtetin të lumtur. Ndodhi cka ndodhi, tashmë dihet, por ajo që është për ta kuptuar me thellë se në shikim të parë, është fakti se, dy partive të atij pushteti, ua sheh sherrin jo vetëm populli i këtij shteti,por edhe vetë Amerika, e cila u pat detyruar të nxirrte deklarata se nuk kishte asgjë për sa i përket ndarjes as korrigjimit territorial e kufitar të Kosovës.
Sot , në Kuvendin e Republiës së Kosovës, si pasojë e konflikteve mes LDK-së e VV-së, shteti i vuan shumë pasoja. Rreth 70% e kohës që shpenzon qeveria në kuvend, janë kryesisht debate të kota ,polemika, replika, ofendime ndërskamca , inate dhe mosdakordime që prodhon marëdhënia LDK-VV.
Janë shumë ligje që kanë qenë dhe janë jetike e ku VV , e ka përjashtuar vetveten nga procesi votues dhe i marrjes pjesë nga debatet konstruktive, prej të cilave kanë pësuar qytetarët.
Mosmiratimi i ligjit për rimëbkëmbje ekonomike, në fund të fundit pas diku tetë seancave të dështuara, ka kaluar në variantin e propozuar të PDK-së si partia e vetme institucionale e vlerave shtetërore .
PDK është partia e vetme, e cila e ka sjellur shtetin deri këtu ku është sot, e sfiduar nga VV e LDK në shumë gjëra e procese.
PDK, për sa i përket opozitarizmit , është e vetmja parti bashkëpunuese me të gjitha subjektet parlamentare, kur është në pyetje përfitimi i popullit dhe shtetit.
Duke qenë në opozitë, PDK është dashur ta kalojë ligjin për pakon ekonomike , duke qenë thellë e bindur se kur është në pyejte qytetari dhe shteti kjo parti nuk është opozitë.
Qytetarët po marrin mësim se nga krejt kjo skenë politike që kemi sot në Kosovë, kujt duhet t’i besohet qeverisja dhe shteti.Kjo fazë e qeverisjes pa PDK-në , ka shpërfaqur shumë gjera dhe probleme të cilat mund t’i mbyll suksesshëm shteti vetëm me PDK-në në qeverisje./Kosovarja…Safet Krivaça/