Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Alisa dhe Urimi, të cilët disa muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, kanë ndarë me ndjekësit një moment të ndjeshëm nga përditshmëria e tyre si prindër.
Përmes një postimi në Instagram, Alisa publikoi një mini-vlog të ditës së saj në spital me të birin, ku tregoi momentet përkujdesëse dhe të vështira që përjetoi. Megjithatë, në pasdite, ajo vendosi të ndalojë së xhiruari, duke u prekur thellë nga dhimbja e djalit të saj i cili kishte nisur të qante nga temperatura nga temperatura pas vaksinës së dytë.
Në përshkrimin e videos, Alisa shkroi: “Mini-vlogu im i parë… po, ndalova së xhiruari sepse foshnja ime nuk ndihej mirë pas vaksinës së dytë. Gjithçka ishte perfekte deri në pasdite, kur ai filloi të kishte ethe dhe u bë shumë i shqetësuar. Luajta dhe fola me të gjatë gjithë kohës vetëm që ta largoj nga dhimbja.”
Ky postim emocionues u prit me shumë përkrahje dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët vlerësuan ndershmërinë dhe dashurinë e pakushtëzuar që Alisa shfaqi si nënë.
View this post on Instagram