Moderatorja e mirënjohur shqiptare nga Kosova, Alketa Gashi, është emëruar “Ambasadore e Paqes”.
Alketa ishte një nga referueset në Konferencën me temën ” Pavarësia e Kosovës- Kontribut i çmuar për paqen në Ballkan”, ku rrëmbeu çmimin.
Kjo Konferencë u organizua nga Republika e Shqipërisë dhe Federata e Paqes Universale në nder të përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Kosovës.
Alketa Gashi është një nga prezantueset më të dashura shqiptare e cila njëkohësisht ka edhe mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Republika e Shqipërisë dhe Federata e Paqes Universale në nder të përvjetorit të 15 të Pavarësisë së Kosovës organizuan Konferencën me temë ” Pavarësia e Kosovës- Kontribut i çmuar për paqen në Ballkan”.
Unë isha një nga referueset në këtë ngjarje ku edhe u emërova
“Ambasadore e Paqes”