Aktorja Vlora Merovci, ndonëse ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme artistike, nga masa ende njihet përmes rolit të “Almes” tek seriali tejet i shikueshëm, “Familja Moderne”.
Prej kohës së ndërprerjes së serialit “Familja Moderne Vlorën e kemi parë rrallë, e megjithatë interesimi për të nuk ka munguar, shkruan “Kosovarja”.
Ndryshe, aktorja është e angazhuar në projekte të ndryshe dhe po ashtu shumë e përkushtuar si nënë e bashkëshorte.
Vlora Merovci është e martuar me rokerin Bujar Berisha, frontmen i grupit të famshëm “Troja”. Ata janë bashkë prej 23 vitesh./Kosovarja/