Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ambasada e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për bashkëatdhetarët në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Ambasada e Kosovës në Bernë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për ata të cilët po qëndrojnë si vizitorë në Zvicër.

Ky është njoftimi i bërë në FB:

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët po qëndrojnë si turistë/vizitorë në Zvicër, që për arsye të Covid-19 nuk kanë mundur të udhëtojnë për Kosovë dhe ju skadon afati i vizës, luten t’a njoftojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë,në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë.

Shtetasit kosovar me banim në kantonet të cilat i mbulon Ambasada Kosovës në Bernë, luten t’a kontaktojnë shërbimin konsullor te Ambasadës dhe ti dërgojnë kopjen e pasaportës, kopjen e vizës dhe një numër kontaktues në e-mail: [email protected]
Për informacione shtesë luteni t’na kontaktoni në numrin emergjent:
+41 77 479 11 86

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]