Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ambasadori britanik: Mos bëni politikë në kohë të virusit

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka kërkuar nga politikanët kosovarë të mos merren me politikë në kohë virusi.

Mbi artikull

Përmes një shkrimi në Facebook, Abbott ka deklaruar se s’ka politikë me virusin.

Gjithashtu ai ka lavdëruar bashkëpunimin mes politikanëve shqiptarë e serbë kohëve të fundit.

“Në këtë kohë të vështirë, bashkëpunimi mes komuniteteve, që e kemi parë javën e shkuar mes ministrave Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, dhe mes kryekomunarëve Agim Bahtiri e Goran Rakiq në Mitrovicë, është i mirëpritur dhe përshëndetur. Siç ka thënë edhe Mbretëresha dje, nëse jemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. S’ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, ka deklaruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Ditëve të fundit, komunat në veri të Kosovës u futën në karantinë për shkak të koronavirusit. Teksa Qeveria e Kosovës tha se kjo u bë me vendim të tyre, opozita dhe presidenti Hashim Thaçi e kanë vlerësuar të papranueshme situatën e fundit.

https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/254792599253587

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]