fbpx

Ambasadori italian: Përgjegjësit e sulmit në veri, të sillen para drejtësisë

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ku mbet i vrarë rreshteri i forcave policore, Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë të tjerë të plagosur.

De Riu, siç thuhet në reagimin e ambasadës së Italisë në Kosovë, ka thënë se personat përgjegjës për veprimet vrasëse duhet sjellë përpara drejtësisë.

“Ambasadori i Italisë Antonello De Riu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e rreshterit të ndjerë gjatë kryerjes së detyrës. Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

Deri më tani, për rënien në detyrë të rreshterit Bunjaku kanë reaguar edhe ambasada e SHBA-së dhe Gjermanisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]