Ermali tregon se çfarë ndodhi kur Ami ia la Joelin për pak minuta në shtëpi.
Amarda Toska do të habitet kur të shikojë se çfarë i ndodhi në shtëpi kur ajo nuk ishte aty.
Derisa Ermali gjendej në tjetër dhomë, Joeli kishte hyrë në banjo dhe kishte filluar të rruajë kokën.
Moderatori ka filmuar momentin kur po afrohej tek banjo dhe e zë Joelin duke prerë flokët dhe mbetet i habitur.
Ai i tregoi djalit se nuk mund t’i lë kështu flokët, andaj duhet t’ia rruajë kokën me apo pa dëshirën e tij.
“Ami: Ermal kujdesu 5min për djalin
Unë : Pa merak
Joeli mbas 3min “, shkruan Ermali me shaka sipër videos që e publikoi në Instagram.