Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Amarda Toska ka publikuar në llogarinë e Instagramit një imazh me bashkëshortin Ermal Mamaqin.
Çifti simpatik dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur ndërsa Amarda shkroi “Suksese zemër” në imazhin e sjellur.
Imazhi u pëlqye nga fansat e të dyve ku edhe morën mjaft komente të mira, duke i cilësuar ata si çifti më simpatik në showbiz.
Sa i përket karrierës së tyre, krahas të qenit aktor dhe këngëtar, Mamaqi është duke bërë rolin e moderatorit në emisionin e tij, ndërsa Amarda është një moderatore tejet e zonja.