Së fundi diskutimet në rrjete sociale janë mjaftë të zjarrta dhe ndizen kryesisht nga deklaratat e ndryshme që lëshohen në emisione televizive.
Shumë persona i japin të drejtën vetës të komentojmë mbi çështje që shpesh nuk u përkasin dhe janë larg me profilet e tyre profesionale.
Nisur nga kjo, ka reaguar gazetari dhe producenti i emisionit “Kendiv” në “T7”, Amir Mjeku, emision ky nga ku po dalin shumë lajme.
Mjeku, në faqen e tij në Facebook shkruan për “ekspertat” e çdo fushe, e edhe të televizionit.
“Do do qe e konsiderojne veten ‘eksperta’ te cdo fushe, perfshire ketu edhe te televizionit, e qe po bejne ‘analiza’, s’di sa e dine qe nje kohe kur i thirrshim pikerisht kta neper emisione, tjerte na thojshin cka po thirrni bre keso lloma.
Qe, ju erdh dita edhe ketyne me shkru per tjerte….
Aman kur e dini qe edhe na e dim cfare lloma jeni pernime, cka eshte njo e zeze keni ba, e asni vlere s’paraqitni per kete shoqni, leni keto ligjerata te kota.
Keto mundeni me ja shit najkujt qe s’ju njeh, nese vec s’ju njeh”.