Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ana de Armas rikrijon fustanin ikonik të Marilyn Monroe në ‘Oscars 2023’

nga Revista Kosovarja

De Armas, e cila është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë “Aktorja më e mirë” për rolin e saj në “Bonde”, risolli fustanin e Monroe të veshur në vitin 1962 për t’i kënduar John F. Kennedy-t “Happy Birthday, Mr. President”

Mbi artikull

Së pari, aktorja bëri homazhe për yllin e Hollywood-it të shtunën mbrëma, e veshur me një fustan nude të David Koma, në Netflix’s pre-Oscar party, përpara tapetit të kuq të mbrëmjes së sotme.

Fustani ishte me stilin korse dhe përmbante temina tonale. Aktorja e “Knives Out” e kombinoi atë me taka po ashtu nude me majë dhe një çantë kuti jeshile me thekse ari.

Moneytizer Paragrafi 4

Të dielën, de Armas veshi një tjetër fustan bezhë mahnitës, po prapë stil korse nga Louis Vuitton.

Sigurisht, de Armas nuk është ylli i parë që ka risjellë fustanin “Happy Birthday” të Marilyn Monroe të vitit 1962 në tapetin e kuq.

Vitin e kaluar, Kim Kardashian shkaktoi mjaft polemika kur ajo veshi fustanin origjinal të aktores së ndjerë në “Met Gala” –duke shkaktuar debate nëse ajo e dëmtoi veshjen historike.

Sa i përket de Armas, pamja e saj përshtatet me fustanet e stilit Marilyn që ajo veshi në premierat e “Blonde” në Hollywood dhe Venecia, duke përfshirë një fustan me tegela argjendi dhe një fustan rozë me pala.

Ndoshta “prania” e Monroe do t’i japë asaj fat sonte, shkruan Class.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]