Mbrëmjen e kaluar, edhe të nominuarit edhe të tjerët janë përgjigjur në disa pyetje të bëra nga “Vëllai i Madh”.
Ata u përgjigjën në pyetjen se cili nga të nominuarit ka shfrytëzuar banorë të tjerë.
Sipas Artës, të gjithë banorët e nominuar të javës kanë shfrytëzuar minimalisht nga një person tjetër brenda kastit të “Big Brother VIP Kosova”.
“Të gjithë të nominuarit pak a shumë janë të lidhur edhe me një person tjetër që nuk janë ata vetë. Lugati e ka shfrytëzuar prezencën e Shotës, sa ka qenë ajo këtu, Edoni po ashtu, Vivien të GetinJos dhe Andi që është i lidhur pos Gresës, edhe me Stresin dhe Artanin. Të të katërtit e kanë nga një person që e kanë shfrytëzuar”, ka thënë Arta.
Pak a shumë, njëjtë janë shprehur edhe Ana e Stresi.