Tema kryesore e shoubizit prej dje mbetet Bearti dhe Tea, dyshja që u bënë të famshëm nga “Përputhen”, shkruan “Kosovarja”.
Bearti, ishte tejet i ndjekur në rrjete sociale dhe kishte një data bazë të konsiderueshme fansash edhe më parë.
Djaloshi i pashëm nga Prishtina braktisi shoun, por jo edhe simpatinë për Tean, me të cilen duket se paskan qenë të lidhur prej kohësh, gjë për të cilen ishte folur dhe u konfirmua dje nga vetë Bearti.
Ndërkohë që Tea e Bearti puthen, Andi shikon me lakmi nga distanca. Kjo është një “meme” e re që po bënë xhiron gjithëandej.