Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Andi ‘sulmon’ Julin, e quan palaço!

nga Revista Kosovarja

Përgjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kishin një mos durim të theksuar për njëri-tjetrin.

Por, gjashtë muaj pas, duket se Andi ende ka ‘intolerancë’ ndaj Julit.

Finalistja e Big Brother VIP Kosova, gjatë ditës publikoi një shkrepje nga Time Square ku është shfaqur fotografia e saj për disa sekonda në ekran të madh.

Juli e ka konsideruar këtë moment si realizim të ëndrrës së saj ndër vite por Andi nuk është ‘duruar’ pa ia prishur pak.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka publikuar platformën përmes së cilës dalin fotografitë në ekranin e madh të Times Square.

 

Nga një kërkim i thjeshtë, kuptohet se për 15 sekonda, pagesa për këtë moment epik është rreth 40 dollarë.

Andi postimin e ka shoqëruar me një ‘emoji’ të palaços, duke e asociuar në këtë formë me Julin.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Andi bëri të ditur se është zhvendosur në Amerikë për një kapitull të ri të jetës. /Prive.al

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]