fbpx

Andrra shkruan fjalët më me vlerë për ditëlindjen e Sinanit

nga Revista Kosovarja

Andrra ka zgjedhur fjalet më të mira për ditëlindjen e bashkëshortit.

Duke qenë fytyrë e njohur për publikun në çdo kohë marrin vëmendje me pozat që publikojnë, shkruan “Kosovarja”.

Në ditëlindjen e tij të 46-të meqë rast nuk munguan urimet e shumta që pranoi për ditën e tij të veçantë.

Si zakonisht në raste të tilla urimi më i bukur erdhi nga gruaja e tij Andrra e cila nuk kurseu fjalët më të bukura për bashkëshortin.

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes! @sinanhoxha_” shkroi ajo.

Theksojmë se Andrra dhe Sinani tanimë janë prindër të dy fëmijëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]