81
Bëmë mama të të ngjaj! Kjo shprehje i rri shumë për shtat modeles së njohur Angela Martini.
Ky kolazh me foton e saj kur ishte ekzaktësisht në moshën e të birit Kyree kur është shkrepur fotografia, tregon për ngjashmërinë mes tyre.
Ajo ka treguar disa herë se bukuroshi syshkruar i ngjan nënës së saj, por në këtë foto duket në fakt kopje e Angelës.
Kyree është tashmë afro 3 vjeç dhe është gëzimi më i madh në jetën e Angelës, bashkëshortit të saj dhe i të gjithë familjarëve të tjerë.