Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anina Papasergio artistja e re e muzikës moderne që këndon në një skenë me yjet e mëdhenj

nga Revista Kosovarja

Mbrëmja e 17 dhjetorit në Bolzano u shndërrua në një festë të paharrueshme, ku tingujt magjikë të muzikës mbushën Teatrin Walter’s. Koncerti madh “Mbremje Evropiane” u organizua me pasion nga Aneta Ngucaj, presidentja e Fondacionit “Mario Gottardini”.

Mbi artikull

Kjo ngjarje e jashtëzakonshme sjellë në skenë tenorë dhe sopranë shqiptarë me emër, të cilët kanë lënë gjurmë në skenat më prestigjioze të teatrove botërore, duke përfshirë emra të tilla si Josif Gjipali, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, dhe Ardita Meni.

Në këtë pasarele artistesh ekselente , shkëlqeu edhe këngëtarja e re italo-shqiptare, Anina Papasergio, një talent i rrallë dhe një shpërthim i freskët në skenën muzikore.

Moneytizer Paragrafi 4

Repertori i pasur, i përbërë nga një ndërthurje e mjeshtërshme e muzikës klasike dhe moderne, krijoi një atmosferë unike dhe emocionuese.

Artistët e mirënjohur shqiptarë, me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, bënë që çdo tingull të shpërthente në një harmoni të mahnitshme.

Anina Papasergio, e cila po studion canto moderno në Konservatorin “Claudio Monteverdi” në Bolzano, ka filluar udhën e saj si cantautrice dhe pianiste që në moshën e hershme, duke bërë që pasionin për muzikën ta shprehë qysh në moshën shtatë vjeçe. Ajo ka sfiduar skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marre pjesë në shumë kompeticione dhe duke shkëlqyer në secilën prej tyre. Albumi i saj i parë, i regjistruar në Londër në vitin 2019 me ndihmën e producentit të njohur Sky Adams, është një pikë kulmore në rrugëtimin e saj artistik.

Videoklipet që shoqërojnë këtë album presin me padurim të ndajnë bukurinë dhe pasionin e muzikës së Aninës me ndjekësit e saj të përkushtuar.

Aktualisht, Anina Papasergio po bashkëpunon me një nga emrat më të njohur në botën e muzikës, produktorin diskografik dhe kompozitorin britanik Geoff Westley. Kjo bashkëpunim shpresohet të sjellë ende më shumë muzikë të mrekullueshme dhe sukses për këtë talent të shkëlqyeshëm italo-shqiptar.
Geoff Westley