Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Antidroga realizon operacionin “Gropa”, 10 të arrestuar në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas një pune të gjatë hetimore, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”.

Mbi artikull

Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj.

“Me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]