Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anton Quni uron Pashkët me poezinë e Nënë Terezës

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni ka zgjedhur në formë interesante për të uruar besimtarët me rastin e Pashkëve Katolike.

Ai për këtë kremte ka zgjedhur një ndër pozitë më popullore të humanistes së madhe shqiptare Nënë Tereza, “Himni i Jetës”.

Postimi i Qunit:

Për shumë mot e jetë Pashkët!

Moneytizer Paragrafi 4

Himni i Jetës

Jeta është një shans, kape.

Jeta është bukuri, adhuroje.

Jeta është bekim, shijoje.

Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.

Jeta është detyrë, kryeje.

Jeta është lojë, luaje.

Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.

Jeta është dashuri, jetoje.

Jeta është mister, zbuloje

Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.

Jeta është himn, këndoje.

Jeta është luftë, pranoje.

Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje.

Nënë Tereza

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]