Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë, s’do të ketë më kufizime

nga Revista Kosovarja

Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar për anulimin e rregullores që parashihte kufizim oraresh të barnatoreve në kryeqytet.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur kryeasamblisti i PDK’së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, duke thënë se kjo është bërë me propozim të grupit të PDK’së, shkruan Gazeta Insajderi.

“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim”, thuhet në postimin e tij.

“Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës”, vijon postimi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]