Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Anulohet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nuk ishte e pranishme ish-partnerja e tij

nga Revista Kosovarja

Për arsye se dëshmitarja Milena Popoviq, ish-partnerja e Ivanoviqit, e paraparë të dëshmojë në seancën e sotme nuk ishte prezentë është anuluar gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Mbi artikull

Sipas konfirmimit zyrtar nga zyra e gjykatësit të rastit Valon Kurtaj, dëshmitarja Popoviq ka informuar gjykatën se sot nuk mund të jetë prezentë, por se e njëjta ka deklaruar se në seancën e nesërme do jetë e gatshme të dëshmojë.

Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e fundit të mbajtur me 14 mars Gjykata Themelore në Prishtinë, mori aktvendim që dëshmitarja Milena Popoviq (ish-partnerja e Ivanoviqit), të dëgjohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare (Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndryshe, seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]